Ushtria e Malit thotë se ka eleminuar 203 Iuftëtarë në një operacion në qendër të shtetit Sahel, derisa misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në vend thotë se ka dëgjuar raporte për eleminime të civilëve, duke ngritur shqetësime për të drejtat e njeriut.
Ushtria tha të premten se operacioni ushtarak u zhvillua në rajonin Mora në Malin qendror nga 23 deri më 31 mars. Në operacion u arrestuan 51 persona dhe u sekuestrua sasi e mëdha armatimesh, sipas deklaratës së ushtrisë.
Njoftimi vjen pasi raportet e shumta të mediave sociale në Mali këtë javë pretendonin se dhjetëra njerëz, përfshirë civilë, ishin privuar nga jeta në Mora.
Agjencia e lajmeve AFP thotë se s’ka mundur të verifikonte numrin që e dha ushtria ose edhe atë që e raportuan mediat sociale.
Qasja jo fort e mirë në zonat e konfliktit të Malit dhe mungesa relative e burimeve të pavarura të informacionit do të thotë se shifrat e ofruara nga qeveria ose grupet e armatosura janë të vështira për t’u konfirmuar.
Mali, një kombi i varfër me rreth 21 milionë banorë, ka Iuftuar për të frenuar një kryengritje të armatosur që u shfaq në vitin 2012, përpara se të përhapej në Burkina Faso dhe në Nigerinë fqinje.
Zona të gjera të vendit kontrollohen nga një mori grupesh dhe milicish rebele dhe mijëra ushtarë dhe civilë janë privuar nga jeta në konfIikt.
Ushtria e papajisur e Malit gjithashtu është akuzuar shpesh se ka kryer abuzime gjatë konfIiktit.