Florian Marku ngjitet në ring, kërkon vetëm fitoren ndaj Chris Jenkins

    0
    77

    Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do të luftojë për mbrojtjen e titullit IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

    Marku për kundërshtar do ta ketë boksierin britanik, Chris Jenkins.

    Boksieri shqiptar deri tani ka zhvilluar 11 meçe si boksier profesionit, ku në dhjetë prej tyre i ka fituar, teksa ka edhe një barazim.

    Kurse, Jenkins ka 23 fitore, 4 humbje dhe 3 barazime në 30 meçe të deritanishme.

    Tashmë është gjithçka gati për fillimin e këtij meçi, pasi të dy boksierët janë futur në “Utilita Arena” në Newcastle.

    Florian Marku drejt ringut hyri me këngën që reperi shqiptar, Noizy, ia ka kushtuar atij.

    Gjatë rrugës së 29-vjeçarit drejt ringut, nuk munguan as brohoritje nga shqiptarët e shumtë që kanë shkuar atje për të përkrahur Markun.

    Në këtë kanal televiziv mund ta ndiqni meçin e boksit mes Markut dhe Jenkins

    Në këtë kanal televiziv mund ta ndiqni meçin e boksit mes Markut dhe Jenkins