Arrestohen edhe tre persona të tjerë për sulmin e rëndë ndaj portierit të Ballkanit

    0
    44

    Një ngjarje e shëmtuar ndodhi sot në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

    Gjithçka shkoi mirë deri në minutën 90+5, kur portieri i Gjilanit, Enea Koliçi, shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe pastaj ky derbi mori hijeshi të keqe.

    Tifozët e Gjilanit shpërthyen pas golit të barazimit. Përveç festës, ata u futen edhe në fushën e lojës dhe sulmuan brutalisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Nga pamjet e publikuara, u pa se disa prej tifozëve e kapen nga fyti Frashërin dhe e shqelmuan direkt në kokë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për ka konfirmuar se tashmë janë arrestuar edhe tre persona tjerë që kanë qenë të involvuar në këtë incident dhe të cilët dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht portierin Stivi Frashëri.

    Hashani gjithashtu tha se Policia është duke punuar intensivisht për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.