9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

VIDEO/ Hoxha Shefqet Krasniqi tregon a më mirë një burrë më tri gra apo burrë me burrë

Rekomandime

Në një interviste televizive, imami Shefqet Krasniqi ka folur për muajin e shenjtë të Ramazanit për besimtarët mysliman.

Ai ka folur edhe për ҫështje të tjera që është pyetur nga gazetari.

- Advertisement -

Ai është pyetur edhe nëse është më mirë që një burrë të martohet me tre gra apo me një burrë.

Përgjigja e hoxhës në minutën e 36 vjen me një reagim që mohon kategorikisht se martesa mes burrit me një burrë janë shenja të kiametit dhe se njerëzimi nuk mund të shtohet ndryshe përveq martesave burri-gruas.

“Burri me pas burrin a, ekstakfurrullah – prej s’kjametit gjithçka ndodh, gjinja veç ska nuk ecin në kry, runa zot. Zaten kjameti nuk bëhet pa i çartë pa u prishë njerëzimi. Nuk bëhet. Me çfarë natyrshmërie, me çfarë bindje fetare – me cilën shkencë, me cilën fiziologji që e ka kriju zotit mashkulli do me u martu me mashkull, çka-çka, kallxom, qysh shtohet njerëzimi, qysh krijohet harmonia, kah vinë ata fëmijë, çfarë hijeshie ka ajo shtëpi pa fëmijë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Hoxhë Krasniqi ka treguar se si edhe i ka uruar burrat e skenës politike që kanë nga dy-tri gra.

“Disa njerëz të skenës politike, disa që kanë qenë në politik e disa deputetë, disa kanë qenë ministra që i kanë kah dy gra, unë i kam përgëzu, me kë jam taku prej tyre, i kam qu selam. Vallahi po më vjen mirë që i keni 2-3 gra, pse po më vjen mirë, se ti nuk shkon nëpër skuta nëpër qysh, po ti shkon te shpija. Ti je familjar, ta shohin hajrin shpija. Po këta tjerët nuk e lajnë keq ata”, ka thënë ai.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit