4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ky është komandanti rus që dyshohet se dha urdhërin për mizorinë në Bucha të Ukrainës

Rekomandime

Mbi 400 civilë janë gjetur të pajetë të hedhur në rrugë me këmbë e duar të lidhura, n qytetin e Bucha jashtë kryeqytetit ukrainas të Kievit.

La Repubblica shkruan se nënkoloneli i 41-vjeçar Omurbekov Azatbek Asanbekovich, komandant i njësisë ruse, është një nga emrat që fshihet pas mizorisë.

- Advertisement -

Duke e konsideruar Asanbekovich si përgjegjës për më shumë se 400 ekzekutimesh, një kolektiv vullnetarësh ndërkombëtarë që heton KRlMET deklaroi: “Ne konstatuam se, sipas informacioneve paraprake, ishte ai që ka kryer KRlMET e Iuftës”.

Qeveria ukrainase, e cila i konsideron ngjarjet e Bucha një KRlM Iufte që do të sillet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe akuzon Rusinë për GJEN0ClD, nuk konfirmon informacionin në lidhje me komandantin Asanbekovich.

Nuk dihet nëse një zonë kaq e ndjeshme për planin e Putinit i është besuar një nënkoloneli dhe jo një gjenerali, ose që Asanbekovich ka vepruar në mënyrë të pavarur pa iu përgjigjur eprorëve të tij.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit