Më shumë reagime ndërkombëtare po vijnë pasi mizoritë e reja në Ukrainë që tregojnë prova të reja të mizorivr ndaj civilëve nga ushtria ruse, raporton BBC.
Gjermania ka dëbuar 40 të dërguar rusë për mizoritë në Bucha, afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, dhe tha se masa të mëtejshme me aleatët po përgatiten, raportojnë lajmet lokale.
Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock shtoi se Berlini do të rrisë gjithashtu mbështetjen e tij për forcat e armatosura të Ukrainës.
“Trupat e civilëve janë gjetur në rrugë në Bucha. Gazetari ynë në qytet ka qenë në bodrumin e një shtëpie ku u gjetën pesë trupa – burra me duar të lidhura që dukej se ishin qëlluar për vdekje”, tha ajo.