13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

“I lidhën, i vodhën dhe i mbytën”, zyrtari ukrainas ekspozon oficerin rus përgjegjës për mizorinë në Bucha

Rekomandime

Zëvendëkryeministri ukrainas, Mykhailo Fedorov, ka shpërndarë fotografinë e një oficeri rus përgjegjës për mizorinë e forcave ruse në Bucha.

Fedorov, ka shkruar se oficeri rus pas vrasjes së civilëve u ka vjedhur gjësendet dhe ua ka dërguar familjarëve të tyre me postë.

- Advertisement -

“ Ky është oficeri i forcave speciale ruse. Ai ka vrarë dhe ka grabitur civilët në Bucha, Irpin, dhe Hostomel. Tani ai po i dërgon gjërat e vjedhura tek familja e tij përmes zyrës postare. Janë mijëra të tillë por do t’a gjejmë secilin vrasës”, ka shkruar ai.

Masakra në Bucha nxiti reagimin ndërkombëtar, duke e cilësuar Putinin si përgjegjës të kësaj mizorie.
Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Ukrainës ka publikuar një listë të ushtarëve rusë që kryen mizorinë në Bucha, rajonin e Kievit.

- Advertisement -

“Çdo ukrainas duhet t’i dijë emrat e tyre!” Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Ukrainës ka publikuar një listë të ushtarëve që kryen KRlME Iufte kundër popullit të Ukrainës në Bucha”, thuhet në deklaratë.

Inteligjenca theksoi gjithashtu se të gjithë KRlMlNELËT e Iuftës do të ndiqen penalisht.
Ju mund ta shikoni listën këtu. Në listë përfshihen emrat e ushtarëve, datat e lindjes, të dhënat e pasaportës, gradat, etj.

- Advertisement -

Më 31 mars, kryebashkiaku i Bucha-s Anatoliy Fedoruk, njoftoi se Forcat e Armatosura kishin çliruar Bucha-n dhe komunitetin lokal. Nuk dihet saktësisht se sa persona kanë vdekur gjatë pushtimit.

Të paktën 280 njerëz u varrosën në varre masive, tha kryebashkiaku i Bucha-s.
Në mesin e VlKTlMAVE, është edhe një djalë 14-vjeçar. Shumë nga VlKTlMAT ishin të lidhur me pranga dhe fasho të bardhë, gjë që tregon se ata ishin të paarmatosur.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi pushtuesit, të qëllonin mbi civilët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit