VRlTET në Ukrainë mercenari serb prorus, kishte vizituar edhe Mitrovicën

0
173

Në Lugansk të Ukrainës është eleminuar serbi Stefan Dimitrijeviq, mercenar prorus në Lugansk.

Njoftimin e ka dhënë në rrjetin social në Facebook, mercenari tjetër serb Stevan Milosheviq.

Në Ukrainë, përkrah forcave të agresionit rus, ka një numër të madh të mercenarëve serbë.

Një pjesë e madhe e tyre iu takojnë forcave ultranacionaliste serbe, që shpeshherë janë parë edhe në Republikën e Kosovës.

Dimitrijeviq, tashmë i eleminuar në Ukrainë, para disa vitesh kishte realizuar një foto në Mitrovicën Veriore.

Ndërsa, mercenari tjetër që dha lajmin, Stevan Milosheviq, ishte në Gazimestan ku realizoi foto me klerikun radikal serb Amfilohije.