2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kajtazi: Jo 50 për qind, por thuajse të gjithë të punësuarit në KEK janë njerëz të Vetëvendosjes

Rekomandime

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se pothuajse të gjithë të punësuarit në konkursin e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), janë, njerëz të afërt të menaxhmentit të KEK’ut dhe njerëz të afërt me pushtetin e Vetëvendosjes (VV).

- Advertisement -

Në një debat televiziv, Kajtazi ka akuzuar duke thënë se janë punësuar një 128 vetë në KEK, thuajse të gjithë njerëz të Vetëvendosjes.

“Janë punësuar një 128 vetë në KEK, thuajse të gjithë njerëz të Vetëvendosjes. Kjo është thelbi i asaj që ka ndodhur në KEK.

Ne kemi punu për disa ditë në këtë rast kemi arritë me i faktu me emra e mbiemra, me lidhje familjare, me lidhje gjaku , me gjithçka se si njerëz që janë drejtues në KEK, pra janë menagjmenti kryesor, fillimisht janë kujdesë me i marrë nga një familjar, dy, deri në tre të tyre në këtë konkursin e fundit në të cilin kanë aplikuar mbi 4500 persona. Dhe çuditërisht nuk del që në këtë numër të punësuarish të fitojnë të drejtën për kontratë pune, si me thënë nja 10 për qind a nja 20 për qind, hajde, hajde nja 50 për qind njerëz të pushtetit të Vetëvendosjes, por del që janë thuajse të gjithë, pa përjashtim janë njerëz të Vetëvendosjes që janë punësuar këtu”, ka thënë Vehbi Kajtazi në Debat Plus, në RTV Dukagjini.

- Advertisement -

Krejt ky debat po behët pasi në konkursin e fundit të KEK-ut është raportuar se shumica e atyre që kanë fituar një vend pune janë njerëz të afërm me Vetëvendosjen, për çka edhe prokuroria ka nisur një hetim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit