Haradinajt nuk i janë Iodhur meshqit, i ka më të freskët se kurrë thotë Pal Lekaj

0
73
Ramush Haradinaj

I ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Haradinajt nuk i janë lodhur meshkujt. Sipas tij, ata janë më të freskët se kurrë.

“Jo që iu kanë lodhë meshqit z. Haradinaj, janë qaq të freskët, energjik e veprues, saqë… ”, ka thënë Lekaj para gazetarit Fidan Jupolli.

Lekaj ka porositur Kurtin që të shikojë meshkujt e gratë e VV-së, para atyre të AAK-së.

“Sa i përket deklaratës së Kurtit, se me këta tjerët fare nuk merren… por kur është deklarim i Kurtit se ju kanë lodhë meshqit z. Haradinaj. Haradinaj e ka shpjegua më së miri, por nëse lidhemi te cështja e veteranëve, por me të vërtetë cka është e tepërt, është e tepërt”, ka thënë Lekaj.

Deputeti i AAK-së ka theksuar se qeveritarët e rinj janë praktikantë, që sipas tij, kanë nevojë për tre vite që ta përfundojnë praktikën. Kjo gjë, ka thënë ai, e dëmton Kosovën.

“Qaq iu kanë zbehë meshqit atij… po iu mungon përvoja, i kemi quajtë praktikantë. Po i duhen tre vite për ta përfunduar praktikën. Kjo po e dëmton Kosovën aq shumë, z. Kurti duhet t’i shikojë meshqit dhe gratë sa i përket VV-së. Z. Haradinaj dhe AAK dhe bashkëpunëtorët e tij, e kanë dëshmuar që nuk lodhen asnjëherë për të punuar për shtetin e Kosovës”, ka theksuar Lekaj.

“M’u kanë lodhë meshqit” është ajo që sipas kryeminsitrit Albin Kurti, ia kishte thënë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kur kishte braktiskur bashkëpunimin politik me të. Kjo deklaratë, në mënyrë ironike, u përsërit edhe nga zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, pasi që Ramush Haradinaj kishte thënë se do t’i dilnin në rrugë Kurtit, pas paralajmërimit të Kurtit për pastrimin e listave të veteranëve.

“Unë nuk e marr seriozisht këtë kërcënimin e Haradinajt pasi këtij i janë lodhur meshkujt”, ka deklaruar Durmishi ditë më parë, duke komentuar deklaratat e Haradinajt për çështjen e pastrimit të listave të veteranëve.