4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Humbja e jetës së hendbollistit kroat në Shkup ka ardhur si pasojë e rrahjes, janë arrestuar dy persona – i treti në arrati

Rekomandime

Hendbollisti i “Butel Shkup”, Denis Tot, ka qenë i rrahur në një klub nate në Shkup. Ndonëse pas raportit të mjekëve, MPB-ja bëri të ditur se në trupin e 27-vjeçarit Tot nuk kishte shenja mizorie dhe se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, megjithatë autopsia ka konstatuar Iëndime në kokë.

Sipas informacioneve të fundit, autopsia ka treguar se shkak për vdekjen e Totit ka qenë një goditje në kokë, gjegjësisht një dëmtim në tru. Denis Tot, vdiq dje në mëngjes në klinikat e Shkupit.

- Advertisement -

Të përfshirë në këtë rast janë tre persona, dy prej të cilëve, një djalë dhe një vajzë, tashmë janë ndaluar dhe i treti është në arrati. Për rastin janë siguruar edhe video, ku shihet se tashmë i ndjeri dhe pjesëmarrësit e tjerë në sherr ndodheshin në të njëjtën shoqëri në një lokal nate në park.

Kur ata u larguan, u përleshën, pas së cilës Tot ra pa ndjenja dhe të tjerët u larguan.

Trupi i hendbollistit të ri kroat është parë nga një prej punonjësve në diskotekë dhe menjëherë ka lajmëruar ambulancën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit