4.4 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Kandidon për presidente në Francë, deklarata e fortë pro Putinit e Marine Le Pen në 2017-ën

Rekomandime

Liderja e së djathtës ekstreme në Francë dhe kandidatja për presidente, Marine Le Pen mbahet mend për deklaratën e fortë gjatë një interviste në vitin 2017, ku u shpreh pro presidentit rus, Vladimir Putin.

“Çështjet kryesore politike që unë mbroj janë ato që mbrohen nga zoti Trump dhe zoti Putin”, tha Le Pen.

- Advertisement -

Para pesë viteve kjo deklaratë mund të quhej personale, por jo sot, me Iuftën në Ukrainë dhe kërcënimin e gjithë botës nga Rusia.

Në lidhje me këtë, ajo tha se ka ndryshuar mendim, por sërish Le Pen mbetet një ‘kërcënim’ nëse ajo fiton zgjedhjet.

- Advertisement -

Le Pen ka punuar shumë për ndryshimin e imazhit të saj në media, për ta bërë të harrohet e shkuara e saj ekstremiste e djathtë dhe të hiqej efekti negativ që kish lënë pas babai i saj, Jean-Marie le Pen, ish-kreu i Front National.
Ajo tani as nuk do të dalë nga euro dhe as nga BE.

Në lidhje me politikën e jashtme, ajo shprehet, se do një marrëdhënie normale me Rusinë, ashtu si me Britaninë e Madhe.

- Advertisement -

Le Pen ishte në Moskë kur u takua me liderin rus para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Ndërsa në tetor të vitit 2014, partia e saj e djathtë e quajtur asokohe ‘Fronti Kombëtar’ mori hua 9 mln euro nga një bankë ruse për financimin e fushatës.

“Pushtimi i Ukrainës është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe absolutisht i pajustifikueshëm. Rusia është një fuqi e madhe, një fuqi e madhe bërthamore, dhe është në kontinentin tonë kështu që jemi ne që duhet të gjejmë zgjidhje për të jetuar bashkë me të”, tha ajo, sipas britanikes The Guardian.

Deri më tani sondazhet e shohin Macron si fitues të raundit të dytë në fund të prillit.
Tani gjithçka varet nëse, Macron do t’ia dalë të mobilizojë votuesit, sepse ende shumë francezë janë të pavendosur.

Kritikës së qeverisë polake, se ende vazhdon të mbetet në kontakt me Putinin, Macron iu kundërpërgjigj. “Unë i mbetem zgjedhjes sime, të flas më Rusinë… dhe unë nuk kanë qenë kurrë bashkëpunëtor (i Putinit), si disa të tjerë.” Nënkuptohej që fjala ishte për Marine Le Pen.

Shumë francezë e shohin si kompetent Macronin, por edhe si anëtar arrogant të elitës së urryer. Para se të bëhej president, ai ka mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë, por asnjëherë nuk ka garuar për post publik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit