0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Driton Selmanaj: LDK e gatshme për ta sfiduar Vetëvendosjen në zgjedhjet e ardhshme

Rekomandime

Partitë opozitare në vend vazhdimisht po e akuzojnë Qeverinë për veprime konkrete në çështjet më të rëndësishme për vendin, si zhvillimi ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë etj.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e sheh lajm të jashtëzakonshëm fundin e Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Sipas tij, opozita po punon me strukturat e saj dhe kurdo që do të mbahen zgjedhjet, LDK-ja është e gatshme për ta sfiduar me program Lëvizjen Vetëvendosje.

“Mendoj që do të ishte lajm i mirë për Kosovën që kjo Qeveri të marrë fund sa më shpejt. Po them kjo shumicë parlamentare po të kishte agjendë të qartë, po të kishte veprime konkrete në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe mbylljes së dialogut me Serbinë do të dëshironim të zgjaste. Le të vazhdojë të qeverisë. Ne si opozitë po merremi me veten po punojmë me strukturat tona dhe nesër kurdo që kishin ardh zgjedhjet ne me qenë të për ta sfiduar me program”, tha Selmanaj për Ekonomia Online.

Ish-zëvendëskryeministri Selmanaj shton se Qeveria aktuale është arrogante dhe e paditur.

- Advertisement -

Sipas tij, VV-ja e ka quajtur vetën opozitë të fuqishme në kohën kur siç thotë ai për të kundërshtuar procese përdoret gaz lotsjellës e sulmonte institucionet.

Ai vlerëson se ajo ka qenë periudha me e turpshme për historinë e Kosovës, duke shtuar se VV-ja ka ardhur në pushtet për të ofruar zgjidhje për problemeve, gjë të cilën nuk po e bënë.

- Advertisement -

“Por duke parë mënyrën si po qeverisë, por mungesën e dijes për t’i adresuar çështjet. Kjo Qeveri ka arrogancën dhe paditurinë. Këto dyja po i sjellin dëm vendit. Do të ishte lajm jashtëzakonisht i mirë për Kosovën nëse këta vendosin me i dhanë fund qeverisjes. Unë mendoj që opozita po provon të shfrytëzojë instrumentet kushtetuese të kontrollit parlamentar Qeverisë”.“Opozita e fuqishme është kuptuar si Vetëvendosje, duhet të përdorësh gaz lotsjellës, duhet sulmuar institucionet, duhet sulmuar kryeministrin. Kjo për ne është e papranueshme. Ato janë periudhat më të turpshme për historinë e Kosovës. Populli ka pasur nevojë ta shoh edhe Vetëvendosjen në pushtet dhe e kanë parë se kjo është e paaftë për t’i dhënë zgjidhje problemeve”, tha Selmanaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit