Ministrja gjermane për Çështjet Familjare Anne Spiegel, ka dhënë dorëheqje.
Kjo për shkak se gjatë kohës së pëmbytjeve në gjermane ajo kishte qëndruar për pushime në Francë, ndërkohë që kishte deklaruar se kishte marrë pjesë në mbledhjet e krahinës Rheinland-Pfalz
Ajo tha se dorëheqja e saj vjen pas presionit publik.
“Kam vendosur të jap dorëheqje për shkak të presionit politik. Këtë po e bëjë për të mos e dëmtuar Ministrinë, e cila po përballet me një sfidë të madhe politike”.
Dorëheqja e saj vjen vetëm 24 orë pasi e pranoi gënjeshtrën që kishte bërë në lidhje me pushimet në Francë.
Kjo pasi që vitin e kaluar kur e mbante postin e ministres së Ekologjisë të krahinës Rheinland-Pfalz, që ishte përgjegjëse për t’u marrë me fatkeqësinë natyrore, gjatë përmbytjeve shkatërruese verën e kaluar, ajo shkoi në pushim me familjen e saj për katër javë.
Duke tentuar që të mbrohet nga akuzat, ministrja ka thënë se ka marrë pjesë në seancat e pushtetit krahinor në mbledhjet online nga pushimet e saj, gjë që doli se nuk ishte e vërtetë, siç tregojnë procesverbalet nga seancat, raportojnë mediat gjermane.
Por, tani ish-ministrja për Çështjet Familjare në Gjermani Anne Spiegel, ka deklaruar se familja e saj kishte nevojë për këtë pushim.
Ndërkohë vitin e kaluar përmbytje të mëdha kishin ndodhur në Gjermani.
Këto përmbytje kishin marrë jetën e shumë njerëzve dhe kishin shkaktuar dëme të shumta materiale.