Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe vendet evropiane kanë shtrënguar sanksionet ndaj Rusisë, por jo të gjitha fuqitë botërore e kanë ndjekur këtë drejtim.
E joshur nga zbritjet masive, India ka blerë më shumë naftë bruto ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës (24 shkurt) se sa bëri gjatë gjithë vitit të kaluar.
Informacioni vjen nga të dhënat e përpiluara nga agjencia e lajmeve Reuters.
Presidenti i SHBA Joe Biden i ka thënë kryeministrit të Indisë Narendra Modi se mbështetja në rritje në energjinë ruse është “shumë e qartë…jo në interesin e tyre”.
Modi ka thënë se në bisedimet e fundit me Rusinë ka sugjeruar që presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy të zhvillojnë bisedime së bashku.