Në seancën e Kuvendit ndonëse po diskutohet për Politikën e Jashtme, deputetët e legjislativit kanë polemizuar edhe për modelet e telefonave Nokia dhe Iphone.
Kësaj radhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i ka replikuar nënkryetarit të kuvendit, Enver Hoxhaj pas fjalës së këtij të fundit mbi punën e qeverisë në politikën e jashtme dhe nënkryetari.
“E ftoj kryeministrin të tregojë se si do ta ripozicionojë Kosovën në politikën e jashtme më 2025-ën është si me pasë një program të ri të iPhone-it, çka tha kryeministri është Nokia, kjo është Nokia e lodht, koha e iphone-it është prandaj e ftoj të debatojmë për këto tema”, tha Hoxhaj.
Kryetari Konjufca i është përgjigjur me sarkazmë Hoxhajt duke thënë se edhe telefonia Nokia ka modele të reja.
“Kujdes se Nokia i ka do modele koxha të reja s’di sa i keni përcjellë”, i ka replikuar Konjufca.