“Të gjitha opsionet janë në tryezë” për mënyrën se si Perëndimi do të përgjigjet nëse Rusia përdor armatime kimike në Ukrainë, tha sot ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey, raporton CNN.
“Mendoj se është e dobishme të ruhet njëfarë paqartësie se cila saktësisht do të ishte përgjigja, por le të jemi të qartë, nëse ato përdoren fare, atëherë Putin duhet të dijë se të gjitha opsionet e mundshme janë në tryezë për sa i përket mënyrës sesi Perëndimi mund të përgjigjet”, tha Heappey.
Do të ishte një përgjigje “efektive” dhe “e konsideruar mirë”, shtoi ai. “Këto janë armatime të tmerrshme për të menduar edhe për t’i përdorur,” tha Heappey.
Ai paralajmëroi: “Por është e rëndësishme të pranohet se ka të gjitha llojet e mënyrave në të cilat këto gjëra mund të përdoren, nga përdorimi i gazit lotsjellës, i cili është efektivisht një masë e kontrollit të trazirave e deri te sistemet krejtësisht shkatërruese të armatimeve kimike vdekjeprurëse.
Heappey tha se disa trupa ukrainase do të mbërrijnë në Britaninë e Madhe në ditët në vijim për të mësuar se si të operojnë 120 automjete të blinduara britanike që do të dërgohen në Ukrainë, së bashku me raketat mbrojtëse dhe antitank si pjesë e një pakete të re ushtarake të shkallës së lartë.