2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pas armatimit të Serbisë, Sheshel thotë se Kurti dhe Gjukanoviç kanë një plan djallëzor

Rekomandime

Zëvendëspresidenti i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel ka sulmuar presidentin malazez Milo Gjukanoviç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një prononcim për “Alo!”, Sheshel tha Kurti dhe Gjukanoviç janë kukulla dhe ‘padronët’ e tyre janë kryesisht në Bruksel dhe Uashington, ndërsa shton se interesi i tyre primar është shpërbërja e kombit serb dhe cënimi i integritetit territorial të Serbisë.

- Advertisement -

“Albin Kurti dhe Milo Gjukanoviç janë instrumente të politikës perëndimore në Ballkan me të cilat fuqitë perëndimore përpiqen të realizojnë interesat e tyre, të cilat janë gjithmonë kundër Serbisë në këtë rajon. Ata po e bëjnë Serbinë makth që të gjejnë arsyetim për trajtimin negativ të popullit serb në Kosovë dhe Mal të Zi. Beogradi zyrtar duhet të jetë imun ndaj çdo lloj presioni që kërkon që Serbia të distancohet nga Rusia, sepse aleanca ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është garantuesi i vetëm i ruajtjes së shtetësisë serbe. Sjellja e Kurtit dhe Gjukanoviçit është në fakt një tregues se çfarë mendojnë BE-ja dhe NATO-ja për serbët dhe në përputhje me këto fakte. Ndaj dhe Serbia duhet të përcaktojë përkushtimin e saj në politikën e jashtme dhe të mbrojë popullin serb kudo që jeton,”– paralajmëron Sheshel.

Po ashtu, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i është drejtuar sot kryeministrit kosovar, Albin Kurti, si dhe presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, duke i kërkuar që “ta lënë Serbinë rehat”. Kjo deklaratë e tij vjen pas kritikave që mori prej tyre për armatosjen e Serbisë nga Kina e Turqia me instrumentet më të fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit