11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zvicra nuk e konfirmon bashkëpunimin me Kosovën për senatorin Marty, e pranon se ka kontakte me Serbinë

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të bashkëpunojnë me autoritetet në Zvicër për kërcënimin ndaj senatorit Marty.

- Advertisement -

Ka 16 muaj prej kur senatori Dick Marty është në mbrojtje të rreptë policore, për shkak të kërcënimeve që mund të vritet.

Këto kishin ardhur nga Agjencia serbe e inteligjencës të cilët dyshohet se kanë kërkuar nga atentatorët me pagesë që ta likuidojnë për t’i fajësuar shqiptarët nga Kosova.

E një ditë më parë u tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë në Zvicër.

- Advertisement -

Nga zyra e presidentes deklaruan se e njëjta ka kërkuar që të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe.

Mirëpo, a janë duke punuar institucionet në Zvicër me ato të Kosovës?

- Advertisement -

Të pyetur nga televizioni T7, nga Zyra Federale e Policisë në Zvicër, kanë përmendur vetëm se janë në kontakt me autoritetet serbe por jo edhe me ato kosovare.

“Autoritetet kompetente zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe. Në veçanti, Fedpol ka iniciuar shkëmbim informacioni me autoritetet serbe në nivel policor. Kjo masë është pjesë e masave të marra dhe shkëmbimi ndërmjet Fedpol-it dhe autoriteteve policore serbe që po bëhet në konsultim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme të Zvicrës.”

Bashkëpunimin me autoritetet serbe e konfirmuan, por njësoj nuk vepruan edhe kur u pyetën për institucionet e Kosovës.

“Për të garantuar sigurinë, Fedpol mori masa të gjera mbrojtëse bazuar në një vlerësim të rregullt të situatës, duke përfshirë sigurinë në mjedisin e afërt të zotit Marty (kjo përfshin të ashtuquajturën mbrojtje të ngushtë gjatë paraqitjeve në hapësira publike ose masa mbrojtëse teknike, për shembull në vendbanim). Këto masa mbrojtëse janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale. Masat e sigurisë dhe të mbrojtjes janë ende duke u mbajtur, për këtë arsye – për të mos cenuar në mënyrë të panevojshme efektivitetin e tyre – nuk bëhen të ditura detaje për këtë.”

Televizioni dërgoi përsëri pyetje në adresën e zyrës për të sqaruar pozitën e Kosovën për hetimin e këtij rasti, mirëpo të njëjtit u shprehën që nuk mund të ndajnë detaje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit