2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Haradinaj kujton vëllain e vrarë pas Iufte: Të eliminuan pas shpinës, në liri

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij, Enverin, i cili ishte qëlluar me një breshëri plumbash, duke humbur jeten në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Enverin e eliminuan pas shpinës, në liri.

- Advertisement -

“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e Iuftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, për këtë rast Haradinaj kishte folur për herë të parë në T7.

Sipas tij këto eliminime ishin të orkestruara nga ata që nuk ia donin të mirën Kosovës.

- Advertisement -

Haradinaj pati thënë se nuk kanë telashe me asnjë familje siç ishte raportuar në media.

Megjithatë dorasit nuk janë kapur ende.

- Advertisement -

Ndërkohë për këtë rast në vitin 2005 ishte arrestuar një person.

Nën pranga kishte përfunduar Tasim Osaj si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, por për shkak të mungesës së dëshmive, ishte liruar nga ish Gjykata e Qarkut në Pejë.

Ky rast ishte mbyllur në mungesë provash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit