Forcat ruse të Flotës së Baltikut do të vëzhgojnë veprimet e anijeve të NATO-s gjatë stërvitjeve ushtarake në atë rajon, tha ish-komandanti i Flotës së Baltikut, admirali Vladimir Valujev.“Qëllimi i stërvitjeve ushtarake të mbajtura nga NATO është të tregojë forcën dhe unitetin e aleatëve. Megjithatë, Flota e Baltikut ka mjaft sisteme bregdetare dhe ekuipazhe anijesh për t’iu kundërvënë kërcënimeve. Aktivitetet për zbulim po bëhen me të gjitha mjetet”, tha ai.
“Në rast të planeve agresive të gjitha objektet e tyre do të jenë në shënjestër, paralajmëroi admirali në një deklatatë për Sputnik.
Ai kujtoi gjithashtu se në të kaluarën e afërt, anijet e NATO-s, së bashku me Flotën Ruse të Baltikut, zhvillonin çdo vit stërvitjet ushtarake “Baltops”, për të praktikuar ndërveprimin në ujë dhe tokë.
“Sidoqoftë, tani po bëhen stërvitje për realizimin e zbarkimit në bregdet, me synimin për të avancuar në lindje. Por ne jemi gati për këtë,” tha ai.Siç njoftoi më herët shërbimi për shtyp i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, anijet e grupit të parë të përhershëm anti-minë detare të NATO-s, SNMG1, kanë hyrë në Detin Baltik, ku do të marrin pjesë në stërvitje ushtarake me vendet fqinje të Aleancës dhe vendet partnere.
Detyra kryesore është të demonstrojë praninë e aleatëve në rajonin e Detit Baltik dhe të zhvillojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Flotën detare të Estonisë.