3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Për herë të parë, Rusia po përdorë bombarduesit me rreze të gjatë në Ukrainë

Rekomandime

Për herë të parë që nga agresioni i saj, ushtria ruse ka përdorur bombardues me rreze të gjatë për të sulmuar qytetin port të rrethuar të Mariupolit, sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës.

Një zëdhënës i ministrisë, Oleksandr Motuzyanyk, pohoi se Rusia ka përqendruar përpjekjet në okupimin e qyteteve lindore të Ukrainës, Rubizhne dhe Popasna dhe qytetin jugor të Mariupol, raporton bbc.

- Advertisement -

Ai shtoi se betejat në rrugë po vazhdojnë në Mariupol, të cilat forcat ruse nuk kishin arritur ta kapnin plotësisht që nga fillimi i Iuftës.

Zëdhënësi tha se luftime aktive po zhvilloheshin rreth fabrikës së çelikut dhe hekurit, si dhe në zonën e portit.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar të bombardojë edhe vendbanime të tjera duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit