Institutet gjermane ngrenë alarmin: Ja çfarë ndodh nëse ndaloni naftën dhe gazin rus

0
67

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck ka deklaruar se reduktimi i varësisë nga gazi dhe nafta fillon me sjelljen personale të gjithsecilit.

Gjermanët po nxiten të reduktojnë ngrohjen e tyre me një shkallë dhe të përdorin trenin ose biçikletën gjatë Pashkëve për të ndihmuar në uljen e varësisë së tyre nga gazi dhe nafta ruse.

Gjermania është nën presion nga disa vende të tjera të BE-së për të rënë dakord për një ndalim të plotë të energjisë ruse, por ajo aktualisht mbështetet tek Rusia për 40% të gazit dhe ¼ e naftës së saj.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kritikoi Gjermaninë për lëvizjen e ngadalësuar në embargon e energjisë, gjatë intervistës së tij me BBC këtë javë.

Institutet ekonomike gjermane paralajmërojnë se ndalimi i menjëhershëm i importeve ruse do të shkaktonte një recesion të mprehtë në ekonominë më të madhe të Evropës.

Por Zelensky thotë se partnerët e Ukrainës duhet të kuptojnë se për vendin e tij është çështje mbijetese.