7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vuçiq sërish ia “kthen shpinën” Evropës: Do ta vazhdojmë miqësinë me Rusinë e Kinën

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në takimin e tij me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën.

“Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

- Advertisement -

Sipas tyre, në takim është diskutuar për rritjen e marrëdhënieve serbo-ruse.

“Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz”, përfundon njoftimi.

Serbia është ndër shtetet e vetme europiane që nuk i kanë vendosur sanskione Rusisë, ndërsa Bashkimi Europian vazhdon të ketë qasje shumë konstruktive karshi Beogradit zyrtar.

- Advertisement -

Presidenti pro-rus dhe autokrat i Serbisë në anën tjetër vazhdon të kultivojë marrëdhënie të mira më Kinën dhe me Rusinë, shtete të cilat janë krejtësisht kundër agjendës së vendeve perëndimore.

Në Beograd gjithashtu, serbët kanë organizuar protesta kundër NATO-s dhe pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit