7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Senatori amerikan: Ukraina mund të jetë një Siri e dytë, të dërgohen trupa ushtarake në Kiev

Rekomandime

Anëtari amerikan i Senatit, Chris Coons, është shprehur se Shtetet e Bashkuara duhet të mendojë dërgimin e trupave në Ukrainë.

Sipas tij, nuk është normale që qytetarët amerikan ta shohin veten të distancuar nga Iufta në Ukrainë. Madje senatori Coons u shpreh i keqardhur, teksa paralajmëroi se ajo që mund të ndodhë me Ukrainën, është të kthehet në një Siri të dytë.

- Advertisement -

“Populli amerikan nuk mund të largohet nga kjo tragjedi në Ukrainë. Unë mendoj se historia e shekullit të 21-të kthehet në atë se sa ashpër e mbrojmë lirinë në Ukrainë dhe se Putini do të ndalet vetëm kur ta ndalojmë atë. Unë shqetësohem thellësisht se ajo që do të ndodhë më pas është se ne do të shohim që Ukraina të kthehet në Siri”, është shprehur ai, për “Face the Nation”.

Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar fonde në shuma të konsiderueshme në ndihmë të ukrainës, por ashtu si NATO dhe Bashkimi Europian, edhe SHBA nuk ka marrë një vendim që do të dërgonte trupa ushtarake në ndihmë të Kievit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit