0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Armend Muja i reagon PDK: Në fillim çarmatosën UÇK-në, kundërshtuan formimin e Ushtrisë, tash po kundershtojnë edhe Fondin e Sigurisë

Rekomandime

Deputeti mitrovicas Armend Muja, ka shpalosur disa kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, pasi pak ditë më parë, deputetja Ganimete Musliu iu bëri thirrje bashkatdhetarëve të mos ndihmojnë në Fondin e Sigurisë, sepse sipas saj është “mashtrim” nga ana e Kryeministrit Kurti.

Muja përmes një postimi në Facebook, u shpreh se PDK së fundmi po e kundërshton edhe Fondin e Sigurisë.

- Advertisement -

“Në fillim çarmatosën UÇK-në, pastaj kufizuan lëvizjen e FSK-së në veri,pastaj kundërshtuan formimin e Ushtrisë së Kosovës, pastaj e mbajtën pa financim. Së fundmi po kundershtojnë edhe Fondin e Sigurisë.” ka shkruar Muja.

Tutje ai u shpreh se ky është rekord i tmerrshëm i PDK-së në politikën e mbrojtjes.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Në fillim çarmatosën UÇK-në, pastaj kufizuan lëvizjen e FSK-së në veri,pastaj kundërshtuan formimin e Ushtrisë së Kosovës, pastaj e mbajtën pa financim. Së fundmi po kundershtojnë edhe Fondin e Sigurisë. Ky është rekordi i tmerrshëm i PDK-sē në politikën e mbrojtjes. E gjithë kjo përderisa buxheti i Serbisë për mbrojtje (1.2 miliardë euro) tejkalon shpenzimet e ushtrisë së Millosheviqit. Ushtria do të bëhet, Kosova do të mbrohet në çdo cep të territorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit