Një ushtar ukrainas lirisht mund të quhet njeriu më me fat në botë, për faktin se e ndan vetëm pak centimetra nga pIumbi.
Ushtari ishte në vijën e parë të frontit, kur një plumb u shkrep në drejtim të tij nga ushtria ruse – ku ky plumb për pak centimetra nuk ia mori jetën.
E ajo çfarë e shpëtoi atë ishte pikërisht telefoni i mençur që e kishte pasur me vete, dhe plumbi kishte goditur atë dhe kishte ngecur brenda baterisë së telefonit.
Bëhet fjalë për një plumb të kalibrit 7.62, i cili siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, i kishte ngecur në telefon dhe nuk kishte depërtuar – duke ia goditur trupin.
A smartphone saved the life of a #Ukrainian soldier by detaining a 7.62 bullet. 🇺🇦🕊️#Ukraine#UkraineWar #StandWithUkraine️ #Russia pic.twitter.com/Ukc4ozInO7
— Zeynep Aosman (@AosmanZeynep) April 17, 2022