14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kamishi e sfidon Kurtin: Projektligji për Trustin do të kaloj pas datës 21 Prill

Rekomandime

Ndonëse kanë mbetur edhe katër ditë afat që Qeveria e Kosovës të jap mendim zyrtarë për ndryshimin e Projektligjit për Trustin i cili hap mundësinë që qytetarët t’i tërheqin 30 % të kursimeve pensionale, sot ka folur kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se dy ekspertët e FMN-së kanë vlerësuar se tërheqja e 30 % e Trustit nuk është zgjidhje.

- Advertisement -

“E kemi parë që edhe dy ekspertë të njohur të Fondit Monetar Ndërkombëtar e kanë dhënë vlerësimin e tyre se si një zgjidhje e tillë – nuk është zgjidhje”, tha Kurti.

Por pas deklaratave të Kurtit, për FrontOnline, ka folur deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i cili është edhe iniciues i ndryshimit të Projektligjit për Trustin.

Ai tha se qasja e kryeministrit për tërheqjen e Trustit është e gabuar dhe se Kurti duhet t’i dëgjon kërkesat e mijëra qytetarëve të Kosovës të cilit po presin tërheqjen e 30 %.

- Advertisement -

“Qasja e kryeministri Kurti në raport me kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti është e gabuar. Më shumë se dy ekspertët e FMN-së, kryeministri Kurti duhet t’i dëgjon kërkesat e mijëra qytetarëve të Kosovës të cilët presin që partia në pushtet ta mbështes kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e 30 % të Trustit”, tha ai.

Haxhiu tha se Projektligji për Trustin do të shkoj në Kuvend pas 21 prillit, kur edhe skadon afati që Qeveria të jap mendimin e saj.

- Advertisement -

Ai tha se është i bindur që do të kaloj ky Projktligj në Kuvend ngase beson se deputetët do ta tregpjnë integritetin e tyre karshi kërkesës së qytetarëve.

“Kryeministri do të duhej të jap mendim sepse prej datës 21 mars Projektligji është dërguar në Qeveri për mendim dhe derisa nuk e jep zyrtarisht mendimin si Qeveri përveç këtij deklarimi për media edhe pas datës 21 prill afati 30 ditorë që ka pasur Qeveria përfundon dhe pas kësaj Projektligji për Trustin kalon në procedurë parlamentare dhe pastaj votohet si çdo Projektligj tjetër. Unë jam i bindur se do të votohet në Kuvend, se deputetët do të tregojnë integritetin e tyre karshi kërkesës së qytetarëve”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit