0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Nis ofensiva ruse në Donbas: Dorëzohuni ose vdisni

Rekomandime

Rusia pretendon se ka goditur më shumë se 1200 shënjestra ushtarake me raketa, sulme ajrore dhe artileri, ndërsa përleshjet kanë shpërthyer në rrugë në rajonin lindor të Donbasit, ku trupat e Vladimir Putinit kanë nisur një ofënsivë të shkallës së gjerë.

Ushtria e Moskës arriti të marrë kontrollin e qytetit lindor të Kreminës, pas disa orësh bombardime intensive. Ministria e Mbrojtjes tha të martën se armë të precizionit të lartë kishin qëlluar pozicione ukrainase në Donbas, përfshirë qytetin e Slavyansk. Faza e dytë e luftës në Ukrainë, sipas inteligjencës britanike, mund të zgjasë me muaj.

- Advertisement -

Igor Konashenkov, zëdhnës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, tha: “Sulmuam 1260 shënjestra ushtarake me rakta dhe artileri; 25 qendra komande në Nikolajev dhe Kirovsk, dy depo raketash dhe armësh, 2 raketahedhëse anti-ajrore dhe 1214 zona grumbullimi të armiqve”.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se beteja për Donbasin kishte nisur në orët e vona të së hënës, me autoritetet që e përshkruan situatën atje si një ferr i vërtetë. Paralelisht, Moska ka përfshkallëzuar ofensivën edhe në qytetin strategjik të Mariupolit, ku i ka dhënë ultimatum forcave të rezistencës në fabrikën e Azovstalit të dorëzohen brenda pak orëve, nëse duan të jetojnë.

Për të mundësuar largimin e mbrojtësve të qytetit jugor, ushtria ruse njoftoi hapjen e një korridori humanitar, ndërsa thuhet se do të ketë armëpushim të përkohshëm. Vendimi merret mes raportimeve të inteligjencës së Kievit se Moska ka vendosur të rrafshojë fabrikën e çelikut dhe hekurit, ku, sipas Ukrainës, strehohet jo vetëm batalioni Azov, por edhe gra e fëmijë.

- Advertisement -

Më herët, pati raportime se rusët po hidhnin bomba anti-bunkerë kundër impiantit. Fabrika e Azovstalit, që mbulon një territor prej 11 km katrorë, është xhepi i fundit i rezistencës në Mariupol, qytet që Rusia po përpiqet dëshpërimisht të marrë. /a2cnn

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit