7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Qeveria ka kohë deri në 16:00 për projektligjin për tërheqjen e parave nga Trusti

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka kohë që sot deri në ora 16:00 të japë një mendim rreth projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Në rast se kjo nuk ndodh projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.

- Advertisement -

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

“Sipas procedurës parlamentare për miratimin e ligjeve Qeveria ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për projektligjin, do të thotë deri sot në ora 16:00”.

“Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë. Respektivisht nga nesër projektligji vjen në Kuvend dhe iu shpërndahet deputetëve”.

- Advertisement -

Në rast se ky projektligj, i propozuar nga PDK-ja, kalon qytetarëve do t’iu mundësohet tërheqja deri në 30 për qind e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Ideja edhe për një tërheqje të mjeteve nga Trusti solli përplasje ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës.

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së theksoi se beson se projektligji do të kalojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit