7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Presidenti i Letonisë: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës

Rekomandime

Presidenti i Letonisë, Egils Levits, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se shteti i tij i kupton aspiratat e Kosovës si shtet demokratik.

Levits ka thënë se as Letonia dhe as Kosova nuk kanë ndonjë armik, por se ‘vetëm jemi duke mbrojtur demokracinë tonë’.

- Advertisement -

Ai tha se situata në Evropë ka ndryshuar pas pushtimit rus dhe se tani Evropa kërcënohet nga një Rusi agresive.

“Në qoftë se shohim situatën e tanishme në Evropë mund të themi se kemi një ndryshim në muajt e fundit pas agresionit rus në Ukrainë. Arkitektura e sigurisë së Evropës duket të ripërtërihet dhe të bazohet në realitet. Realiteti është se duhet të ballafaqohemi me një Rusi agresive. Tani është koha e duhur për ta bërë këtë hap të mirë varet nga NATO-ja”, ka thënë presidenti letonez.

Levits shtoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës.

- Advertisement -

“Mendoj që është e rëndësishme që të anëtarësohet Kosova në organizatat ndërkombëtare e forume, do të përmendja këtu Këshillin e Evropës. Ne do të mirëpritnim aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropës. Sa i përket BE-së Letonia është duke e mbështetur Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave. Tani nuk ka pengesa të arsyeshme që të mos jepet liberalizimi i vizave. Ne kemi vërejtur që viti i kaluar ishte shumë i suksesshëm në këtë drejtim (luftimi i korrupsionit) Po e vërej që ekzistojnë disa probleme sa i përket dialogut me Serbinë, shpresoj që këto bisedime do të përparojnë”, përfundoi ai.

Në anën tjetër, presidentja Osmani ka kërkuar nga homologu letonez mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në NATO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit