Sadri Ramabaja e quan furtunë të Iuftës hibride sllave: Martin Berisha mbetesh burrë Shqipnie!

0
80

Mbrëmë u raportua për një skandal në media që ka të bëjë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishën.

Por sot Berisha ka reaguar për skandalin me 600 mijë euro të cilin e ka quajtur “shpifje”.

Në mbrotje të ambasadorit ka dalur analisti politik prof. Sadri Ramabaja.

Përmes një postimi në facebook, Ramabaja e quan burrë Shqipënie, ndërsa shton të pathyer e bën dinjiteti i tij si shkencëtar malësor.

Ramabaja këtë e quan furtunë të luftës hibride sllave.

Reagimi i plotë:

Miku im, qëndro VERTIKALISHT!

Kalon edhe kjo furtunë e Iuftës hibride sllave e lloit të vet; të pa thyer të bën DINJITETI Yt si shkencëtar e malësor.

Prandaj mbetesh burrë Shqipnie!

Respekt!

MARTIN BERISHAJ:

Shpifjet nuk kalojne!

Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës.

Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale.