1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Banka Botërore ndan 51 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës

Rekomandime

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore Anna Bjerde, në javën e takimeve pranverore në Washington kanë nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme (DPF).

Ministria e Financave ka njoftuar të premten se ky financim, kap vlerë prej 51 milionë euro dhe mbështet prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik.

- Advertisement -

Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar, ministri Murati u shpreh se reformat e mbështetura nga ky program riafirmojnë faktin se strategjia e Qeverisë së Kosovës është e ngritur mbi themele të qëndrueshme fiskale dhe është në funksion të zhvillimit afatgjatë.

Ndërkaq, zëvendëspresidentja Bjerde u shpreh se Kosova ka nevojë për rritje të shpejtë e të qëndrueshme ekonomike që krijon vende të reja pune, andaj siç ka thënë, reformat që vijnë nga kjo marrëveshje do ta ndihmojnë vendin në rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe do ta përmirësojë jetën e qytetarëve.

Mekanizmi DPF do të mbështesë masat që synojnë rritjen e transparencës në menaxhimin e financave publike në raport me menaxhimin e borxhit publik. Po ashtu, programi mbështetë përmirësimin e kushteve të të bërit biznes për sektorin privat, duke thjeshtësuar procedurat për inspektime dhe duke zvogëluar barrën administrative për bizneset. Me anë të këtij programi, ka filluar edhe krijimi i bazës që mbështetë investimet në energji të ripërtëritshme, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit