7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vucic luan lojëra: Serbët se duan BE pasi bën presion për Kosovën e Rusinë, por aty e kemi vendin

Rekomandime

Presidenti serb Vucic po i shmanget kritikave dhe presionit duke e hedhur fajin e mënjanuar pritjet e bashkërendimit të politikës së jashtme të Serbisë me Bashkimin Evropian me arsyetime e spin medial.

S’dëshiron të rrezikojë zemërimin e Rusisë me sanksione kur ka për të formuar qeverinë dhe negociuar furnizimin e gazit.

- Advertisement -

A do t’i vendosë Serbia sanksione Rusisë siç bënë shtetet partnere të BE’së dhe shtetet kandidate për anëtarësim që duhet të bashkërendojnë politikat me unionin është temë në Serbi. Mesazhi i zyrtarëve serb vjen i gatuar dhe uniform zyrat e partisë së Vucic.

Kur flet Vucic luan rolin e të arsyeshmit derisa anash lëshon ministrin permanent në uniformë Vulin të përhapë mesazhin radikal në publik, që Serbia duhet të heqë dorë nga rrugëtimi drejt BE’së.

Vucic dekoroi dje zyrtarin e BE’së derisa Vulin në ueb faqen zyrtare ministrisë së brendshme ka publikuar opinionin e tij personal ku thërret për riorientim strategjik.

- Advertisement -

“Një thënie e moçme sllave thoshte se fqinji i mirë është gardhi më i mirë” tha Vucic derisa komentonte sondazhin e fundit që zbuloi se serbët për herë të parë janë kundër anëtarësimit në BE.

Vulin në anën tjetër qartë e lëshoi mesazhin tjetër në të kundërt dhe i ngjiti një kërcënim kur vlerësoi se “në këtë moment besimi në Bashkimin Evropian në mesin e serbëve është në minimumin historik, dhe sikur presidenti Aleksandar Vucic do të mbante vetëm një gjysmë fjalimi ku do të shfaqte dyshimin në rrugëtimin tonë evropian dhe në të ardhmen tonë evropiane, iu garantoj se besimi në BE’në do të ishte më vogël se në paktin e NATO’s”.

- Advertisement -

Vucic i pyetur nga gazetarët për sondazhin e besimit të qytetarëve serb në BE tha se ai konsideron se Serbia e ka vendin në BE por la hapësira për skepticizëm duke e fajësuar vet bllokun për pritjet që i ka ndaj shteteve partnere.

“Unë konsideroj se Serbia ka vendin në BE, konsideroj se duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë dhe duhet të luftojmë për një rrugëtim me dinjitet, të ruajmë të tonën, të ruajmë pavarësinë në vendimmarrje, së paku deri kur të jemi anëtar i BE’së” ka thënë Vucic.

Sipas Vucic qytetarët serbë janë të zemëruar me BE’në për shkak, siç i quan, presionit rreth çështjeve të Kosovës dhe Rusisë.

Sipas një sondazhi të kryer në Serbi nga Ipsos mbështetja për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian për herë të parë është më e ulët se kundërshtimi i anëtarësimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit