Shkrimtarja dhe profesoreshë e gjuhës italiane dhe latine në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Majlinda Bregasi i ka kushtuar një artikull kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Sipas saj, shefi i ekzkeutivit është më human seç duhet.
“Nga çka vet po arrij të shoh çka ka gjetur kjo qeveri nëpër institicione, ku edhe bravat e dyerve i kanë ngrënë për 20 vjet e askujt nuk i bën përshtypje, askush nuk e hap gojën, më vjen keq që ne kemi gjithë këtë sadizëm ndaj shtetit. Aq më tepër një vend që me shumë sakrificë e gjak e fitoi të drejtën për të pasur shtet të vetin”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Albin Kurti ka një të metë të madhe, është më human seç duhet. Kjo e penalizon atë si politikan e qeverinë e tij. Po të kish qenë më tepër politikan e më pak njerëzor gjërat do kishin ecur më shpejt e më mirë për të e për ne.
Kemi pasur një kryeministër të tillë në histori, por qeveria e tij zgjati vetëm 6 muaj. Sot lëvdohemi me të, na mrekullon njeriu e intelektuali Noli, por nuk ndalemi të kuptojmë pse dështoi projekti i tij.
Nga çka vet po arrij të shoh çka ka gjetur kjo qeveri nëpër institicione, ku edhe bravat e dyerve i kanë ngrënë për 20 vjet e askujt nuk i bën përshtypje, askush nuk e hap gojën, më vjen keq që ne kemi gjithë këtë sadizëm ndaj shtetit. Aq më tepër një vend që me shumë sakrificë e gjak e fitoi të drejtën për të pasur shtet të vetin.
Secili shikon si e si të përfitojë nga ky shtet i rreckosur. Abuzojmë me taksa të po këtij populli. Jemi të pangopur se jemi shumë të varfër në krye e në shpirt. Kjo na bën të pacipë.
Kur po i shoh do deputetë/e me çfarë arrogance sillen, do doja kurrë mos t’i kisha njohur më parë. Mos t’ua njihja atë tru të pagdhendur nga u buron mendjemadhësia.
Turp më vjen për ta/to.