Janë mësuar detaje të reja për konfliktin mes dhëndrit dhe vjehrrit që përfundoi me therje me thikë mes tyre në Gjakovë.
Siç mëson Gazeta Express nga burime brenda policisë, miku ka shkuar në shtëpinë e dhëndrit ku e ka suImuar vajzën e tij, teksa dhëndri e ka mbrojtur gruan e tij. Më pas situata ka kaluar në përIeshje fizike mes tyre ku është përdorur edhe thika. Sipas policisë Iëndime trupore ka pësuar edhe vajza.
Nacionaliteti i të dyshuarve është egjiptian, teksa të dy ndodhen në paraburgim.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE /Gjakovë 22.04.2022–20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe t*erur me thikë në mes vete. Si pasojë e rrahjes, Iëndime ka pësuar edhe viktima femër kosovare (e mitur), ku sipas saj është suImuar nga babai i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.