Një shtetas doli para gjykatës se Tiranës për kundërshtim policie dhe plagosje të rënde të efektivit Zeqir Musai.
Ai u arrestua në datën 21 prill pasi në zonën e Yzberishtit i theu këmbën oficerit në detyrë.
Efektivi po kryente detyrën dhe i vendosi gjobë për parkim të gabuar shtetasit E. M.
I nevrikosur, siç duket në pamjet ekskluzive, ai del nga lokali, i kërkon llogari efektivit dhe mandej e shtyn dhe e godet.
Kamera e sigurisë të një biznesit tregojnë policin të shtrirë përtokë.
Efektivi shfaqet duke mbajtur këmbët dhe duke kërkuar ndihmë derisa aty mbërrijnë kolegët kurse autori largohet për t’u arrestuar në ndjekje e sipër nga uniformat blu.
Prokurori i çështjes këmbënguli në gjykatë se veprimet e qytetarit nga Kombinati janë të rënda dhe rrezikuan jetën e efektivit i cili përfundoi në spital me gjymtyrë të thyer.