9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Gjermania pranon se ka bërë një gabim serioz me Ukrainën

Rekomandime

Zëvendëskancelari gjerman thotë se ishte gabim që vendi i tij nuk e mbështeti ushtarakisht Ukrainën shumë më herët. Në një intervistë me shërbimin publik gjerman, Robert Habeck thotë se mbështetja duhet të kishte filluar shumë vite më parë.

“Ne sigurisht duhet ta kishim mbështetur Ukrainën ushtarakisht shumë më herët, dhe nuk po flas vetëm për ditë apo javë, por vite”, tha ai.

- Advertisement -

Administrata e mëparshme e Angela Merkelit është kritikuar për lidhjet me Rusinë, veçanërisht për varësinë nga energjia ruse.

Habeck thotë se Gjermania tani po ndihmon në furnizimin e Ukrainës me armë të rënda, pasi qeveria u zotua të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për të përmbushur objektivin e NATO-s prej 2% të PBB-së. Është pezulluar gjithashtu gazsjellësi Nord Stream 2 nga Rusia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit