9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Osmani pas takimit me amerikanët: Folëm për urgjencën e dialogut

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani doli në konferencë për media me Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas takimit me delegacionin amerikan që sot mbërriti në Prishtinë.

Osmani tha se në takim i diskutua edhe urgjenca e dialogut me Serbinë.

- Advertisement -

“Natyrisht që ne sot gjithashtu diskutuam për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut, gjithnjë të përqëndruar në njohjen reciproke”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se në takim ka thënë se Kosova është e përkushtuar në këtë proces.

“E ritheksova se Kosova është dhe vazhdon të jetë palë në dialog dhe se mbesim të përkushtuar ndaj këtij procesi i cili e ka në qendër njohjen reciproke dhe nga i cili do të përfitojnë përfundmisht qytetarët”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit