Ishin duke e përfunduar ndërrimin, suImohet sërish Policia e Kosovës në Veri

0
86

Një sulm tjetër ndaj Policisë ndërkufitare të Kosovës ka ndodhur sot në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se suImi ka ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Nuk raportohet për të lënduar.

Në javët e fundit, Policia e Kosovës disa herë ka qenë cak i sulmeve në veri të vendit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla këto sulme i ka quajtur akte terroriste.

Sulmi i fundit ishte raportuar më 16 prill.