7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kisha Serbe provokon me fëmijët që këndonin se flamuri serb do të ngritet në Kosovë e Mal të Zi

Rekomandime

Kisha Ortodokse e Serbisë ka organizuar një ekskursion të fëmijëve nga Serbia në Cetinë të Malit të Zi që nxiti incident pastaj pas provokimeve të priftërinjve serb që i shtynë fëmijët të këndojnë këngë për ‘Serbinë e Madhe’.

Sipas raportit të gazetarit të portalit malazez Cafe Montenegro, Ljubomir Filipovic, ishin pikërisht priftërinjtë serbë që i nxisnin fëmijët të këndojnë e vallëzojnë duke kënduar këngë fashiste serbe si ‘Veseli se srpski rode’, me pretendime të zgjerimit të Serbisë në Mal të Zi e Kosovë.

- Advertisement -

Filipovic ka shkruar në konton e tij në Twitter se ky provokim siç e cilësoi kreu punë pasi banorët e Cetinës u ballafaquan me priftërinjtë serbë dhe i protestuan sjelljet e tyre. Dikush ka hedhur edhe gurë në drejtim të njërit prej autobusëve të marra me qira nga kisha serbe.

Mali i Zi ishte në krizë të vazhdueshme pas protestave të nxitura e prira nga Kisha Ortodokse Serbe në vitin 2019 e 2020 që erdhën si rezultat i pretendimeve të tyre se qeveria e kaluar kishte synim t’i vidhte pronat kësaj kishe me ligjin e ri të komuniteteve fetare.

- Advertisement -

Si rezultat i pandemisë vdiq Mitropoliti kontrovers ultranacionalist i Kishës Ortodokse Serb i Malit të Zi, Amfilohije, që ishte prijësi kësaj lëvizje. Ai u zëvendësua nga mitropoliti i ri në Cetine verën e kaluar, ceremoni gjatë të cilës kishte trazira në Cetine mes malazezëve dhe serbëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit