Dalin pamjet e suImit të automjetit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok

0
95

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është suimuar mëngjesin e sotëm me ar*me zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës është vazhdimësi e disa suImeve të ndodhura ditëve të fundit.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore, pamje të sulmit ka publikuar RTV Dukagjini.

Policia e Kosovës tha se janë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.