2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Brnabiq pas takimit me Donfried: Ishin më eksplicit se evropianët në kritikat ndaj Kurtit për mosformimin e Asociacionit

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se amerikanët janë më eksplicit se evropianët në kritikën ndaj kryeministri Albin Kurti për mosformimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -

Brnabiq ka takuar dje Ndihmëssekretaren amerikane për çështje të Evropës dhe euroazisë, Karen Dofried dhe tha se qëndrimi i ShBA-së është që të rikthejë në tavolinën e dialogut Kosovën.

“Çfarë ka ndryshuar është se ata na dëgjojnë agrumentet tona. Janë më shumë eskplicit se BE-ja në kritikat ndaj Prishtinës dhe Albin Kurtit për çfarë s’është bërë dhe për mosformimin e Asociacionit”, tha ajo për PinkTv, transmeton Gazeta Express.

Ajo poashtu tha se në disa çështje nuk pajtohen me qëndrimet e amerikanëve.

- Advertisement -

“Ne pajtohemi që s’pajtohemi me ta në disa çështje, por do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, shtoi ajo.

Brnabiq tha se kanë marrëdhënie të shkëlqyera me kompani amerikane

- Advertisement -

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me kompani amerikane dhe e dimë se sa fabrika kanë hapur te ne”, tha Brnabiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit