Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të procedojë sot në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e komisionit hetimor për sektorin e energjisë. Ndryshe nga kërkesa opozitare, mazhoranca do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale.
Krijimi i Komisionit Hetimor ka ngjallur debat mes pozitës e opozitës.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka akuzuar Vetëvendosjen se krijimi i një komisioni të tillë që nga pas lufta është puro pranim i hajnisë dhe keqpërdorimit nga kjo Qeveri.
Ajo madje ka thënë se nuk kemi frikë nga ky hetim.
Postimi në Facebook:
Tendenca e Qeverisë për të bërë Komision Hetimor që nga pas lufta është puro pranim i hajnisë dhe keqperdorimit nga kjo Qeveri.
Demek na nxunët duke vjedh e keqperdor po hajde t’iu tregojmë çka keni ba ju.
O prej 1945 fillone se nuk e kem njet me u frigu. Ama hajnia, krimi, nepotizimi dhe klientelizmi partiak sot kanë adresë, VV.