-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kjo ishte vizita e përbashkët e Clinton me Albright në Kosovë, të cilën ai e përmendi sot

Rekomandime

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në ceremoninë e varrimit të Madeline Albright, ka përmendur Kosovën duke kujtuar vizitën me Albright në Prishtinë më 2019.

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Clinton dhe Albright kishin ecur dorë për dore në sheshin e Prishtinës.

- Advertisement -

Mijëra kosovarë kishin dalë për të i mirëpritur 20 vjet pasi ata ndihmuan në çlirimin e Kosovës.

Ata kishin zbuluar një statujë të ish-Sekretares amerikane të Shtetit në qendër të qytetit.

“Ne kemi kaluar një ditë të bukur, dy vjet më parë në Kosovë, 20 vjet pas konfliktit atje që i çliroi ata nga një gjenocid i vërtetë. Ne ecëm dorë për dore nëpër Prishtinë në një ditë qershori me diell. Përgjatë rrugës kishte rreth një çerek milioni njerëz në një vend të vogël si ai dhe arritëm në arsyen e shëtitjes sonë, e cila ishte një bust i bukur i Madeleine që ishte kontributi i tyre për të, pasi ajo ishte aty për ta”, tha Clinton.

- Advertisement -

Po në vitin 2019, Kosova e kishte Albright me Urdhrin e Lirisë.

Gjatë fjalimit në Prishtinë, më 12 qershor të vitit 2019, Albright deklaroi se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë “ishte i drejtë”.

- Advertisement -

​“Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave”, ishte shprehur ish-sekretarja Albright.

Albright kishte vizituar Kosovën edhe në korrik të vitit 1999, një muaj pas përfundimit të luftës.

Madeleine Albright, ka vdekur muajin e kaluar, në moshën 84-vjeçare.

Albright ka qenë sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit