1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Bërnabiq: Karen Donfried dje na kërkoi që ta njohim Kosovën

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në secilin takim që e kanë me zyrtarë amerikanë më haptas se kurrë më parë po ju kërkohet njohja e ndërsjellë me Kosovën.

Kështu ndodhi edhe kur të martën në Beograd, qëndroi ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, Karen Donfried.

- Advertisement -

“Karen Donfried dhe të gjithë të tjerët që vijnë për vizitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, na thonë direkt se qëllimi është njohja e ndërsjellë, pa dyshim. Veçse ka një ndryshim tani, amerikanët po dëgjojnë palën tonë dhe argumentimin që e kemi. Pas takimit që e kisha delegacionin amerikan , fola me presidentin Vuçiq e i thashë se po më vlon koka nga tensionet”, tha Bërnabiq.

Me homologun nga Kosova, kryeministrja e serbe duket se është acaruar fort.

“Nëse duam që në këtë mënyrë të flasim e bëjmë politikë atëherë mendimi qëndron plotësisht se Albin Kurti është “Hitler i vogël” sepse ai përfaqëson krejt ato teza që nazistët i kanë përfaqësuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai t’i ndjekë krejt serbët nga Kosova dhe ua mohon të drejtat elementare siç është e drejta e votimit. Ai do që të ashtë quajturën Republikë e Kosovë ta bashkoj më Shqipërinë e ta themeloj “Shqipërinë e Madhe”, tha ajo në intervistë për TV PINK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit