13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Fahrije Hoti shpallet “Evropiania e Vitit 2022”

Rekomandime

Fahrije Hoti, themeluese e Kooperativës Bujqësore ‘Krushë’ është shpallur ”Evropiania e Vitit 2022”.

Pra, fituesi do të jetë po ajo figurë që do të marrë më së shumti pëlqime, dhe duke u bazuar në numrin e pëlqimeve, Fahrije Hoti del të jetë më e votuara.

- Advertisement -

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë pati bërë të ditur emrat që janë të nominuar si “Evropiani i Vitit 2022”, ku ndër to ishte dhe Fahrije Hoti. Ndërkaq ajo del të ketë fituar këtë emërtim.

“Fahrije është shembulli më i mirë se si të shndërrohet një përvojë e dhimbshme në guxim dhe qëndrueshmëri. Pas luftës, e cila mori burrin e saj së bashku me 243 burra dhe djem nga fshati i saj, ajo dhe të gjitha gratë e tjera të Krushës u përballën me probleme të mëdha për rritjen e fëmijëve pa të ardhura. Sot Fahrije krenohet me Kooperativa ‘Krusha’, një kompani që punëson 50 gra, e cila prodhon një shumëllojshmëri turshish dhe ajvaresh. Historia e saj frymëzuese e bëri atë personazhin kryesor të filmit të nominuar për Oscar, Zgjoi”, raporton kultplus.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë pati bërë thirrje që të votohet një individ apo instuticion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë gjatë vitit të fundit, andaj dhe Fahrije Hoti është votuar më së shumti për këtë emërtim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit