Dyvjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i restorantit në Prizren, ku familja shkoi për iftar

    0
    35

    Një fëmijë dyvjeçar mbrëmë ka rënë aksidentalisht nga dritarja e ballkonit në një restorant në Prizren.

    Familja ishte për iftar në Prizren, teksa Policia e Kosovës rastin është duke e trajtuar si aksidental, njofton Klankosova.tv.

    Fëmija është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    “Rasi ka ndodh mbrëmë rreth orës 20:50 dhe është duke u trajtuar si rast aksidental. Fëmija ka rënë aksidentalisht nga dritarja e ballkonit në një restorant ku familja po bënte iftar”.

    “Fëmija është duke u trajtuar në QKUK dhe njësitet janë duke bërë hetimet në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.