1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pasi Rusia ia ndali gazin, Bullgaria pritet ta ndihmojë Ukrainën me armatim

Rekomandime

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, gjatë vizitës së tij në fshatin ukrainas të Borodyankas ka thënë se ai shpreson që ligjvënësit bullgarë do të pajtohen javën tjetër që të dërgojnë asistencë ushtarake drejt Ukrainës, shkruan AP.

Petkov pritet të takohet sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev. Ai u shpreh “nuk mund të jemi indiferent” pasi pa nga afër dëmet e shkaktuara në Borodyanka gjatë avansimit fillestar të Rusisë.

- Advertisement -

“Ne nuk mund të themi që ky është një problem ukrainas, ne nuk mund të themi se disa njerëz janë duke vdekur, por neve nuk na intereson një gjë e tillë”.

Ai kritikoi argumentet e disa politikanëve në Bullgari se refuzimi i ndihmave ushtarake drejt Ukrainës do të sillte një paqe më të përshpejtuar.

“Nëse ky është çmimi i paqes, nëse Rusia vazhdon të sulmojë dhe askush nuk të vetëmbrohet- a është kjo paqja që ne duam”, shtoi kryeministri bullgar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit