7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Do të merrni përgjigje të shpejtë”, Biden i përgjigjet kërcënimeve të Putin: Jemi të gatshëm për çdo gjë

Rekomandime

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i është përgjigjur kërcënimeve të bëra nga presidenti rus Vladimir Putin i cili tha se kushdo shtet që do të hyjë në Ukrainë për të luftuar kundër ushtrisë ruse do të marrë një përgjigje të fortë.

Duke folur nga “Shtëpia e Bardhë”, Biden tha se askush nuk duhet të bëjë deklarata boshe për përdorimin e armëve bërthamore, ndërsa shtoi se SHBA është e gatshme për çafër do lloj gjëje që do të bëjë Rusia.

- Advertisement -

Duke iu përgjigjur komenteve të Rusisë rreth mundësisë që lufta në Ukrainë të përshkallëzohet në një konflikt bërthamor nëse Perëndimi vazhdon të mbështesë Kievin, presidenti amerikan Joe Biden thotë se kjo është “një reflektim i dështimit të Rusisë”.

Biden thotë se komentet e Rusisë e shqetësojnë atë sepse kjo tregon dëshpërimin e Rusisë. Sipas tij askush nuk duhet të bëjë komente boshe për përdorimin e armëve bërthamore”.

Të mërkurën, presidenti Putin tha se fuqitë perëndimore që ndërhyjnë në Ukrainë do të përballen me një përgjigje të shpejtë rrufe.

- Advertisement -

Rusia, tha ai kishte të gjitha mjetet për këtë, që askush tjetër nuk mund të mburret se i ka.

“Ne do t’i përdorim ato, nëse është e nevojshme. Dhe unë dua që të gjithë ta dinë këtë”, deklaroi Putin një ditë më parë.

- Advertisement -

Duke folur gjithashtu të mërkurën, Sekretari i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se rreziku i një lufte bërthamore është “shumë serioz tani” dhe ata nuk duhet të nënvlerësohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit